Kronika 29 December 2025, 13:57 Nga VNA

Vlora pa ujë për të katërtën ditë, drejtori i UKSH përballë protestuesve: “As unë nuk jam larë”

Ndaje në Whatsapp

Vlora pa ujë për të katërtën ditë, drejtori i UKSH

Vlora ka hyrë në ditën e katërt pa furnizim me ujë të pijshëm, situatë e rënduar që ka nxitur reagimin e qytetarëve.

Pas kryetares së bashkisë dhe gafave të saj, sot u shfaq edhe drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve të Shqipërisë, Flauers Shoshi, i cili u përball drejtpërdrejt me pyetjet dhe akuzat e qytetarëve.

Shoshi shpjegoi se problemi është shkaktuar nga një defekt serioz në linjën kryesore të furnizimit me ujë, i cili ka rezultuar i vështirë për t’u riparuar për shkak të presionit të lartë dhe vendndodhjes së defektit. Thënë ndryshe, është blerë një tub më i vogël për një fluks të madh uji. Ai sqaroi se ekipet teknike kanë tentuar tre herë rregullimin, por pa sukses.

“E di shqetësimin dhe problemin tuaj. Kemi tentuar tre herë për të rregulluar defektin, por nuk kemi arritur për shkak të presionit që ka aty dhe vendit ku ndodhi defekti. Pajisjet origjinale janë duke ardhur dhe sonte në mesnatë do të rregullohet defekti dhe do të vijë uji. Për çdo gjë do të flasim përsëri, por ju them se sot në mesnatë do të zgjidhet problemi”, deklaroi ai para qytetarëve.

Drejtori i UKSH-së shtoi se ndodhet prej më shumë se 72 orësh në Vlorë, duke ndjekur nga afër situatën, ndërsa theksoi se edhe vetë ai, njësoj si qytetarët, është përballur me mungesën e ujit. Sipas tij, për të përballuar situatën emergjente janë afishuar numra kontakti për “bote uji”, ndërsa aktualisht në qytet kanë mbërritur 11 bote uji për furnizimin e zonave më problematike.

Gjatë përballjes me protestuesit, nuk munguan as tensionet, ndërsa vetë drejtori, për të qetësuar vlonjatët, u detyrua të pranonte se edhe ai vetë nuk ishte larë. Ç’nuk bën njeriu i shkretë nga halli.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme