Politika 8 September 2025, 15:22 Nga VNA

Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK zbardh çështjet e diskutuara me zyrtarët amerikanë

Ndaje në Whatsapp
Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK zbardh çështjet e diskutuara me

Në cilësinë e Drejtuesit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani zhvilloi një vizitë zyrtare në Washington D.C., në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më datat 2 dhe 3 shtator 2025. Gjatë kësaj vizite, Dumani zhvilloi takime të nivelit të lartë me përfaqësues të rëndësishëm të institucioneve amerikane, përfshirë Departamentin e Shtetit, Departamentin e Drejtësisë dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI).

Në qendër të diskutimeve ishte rëndësia e forcimit të bashkëpunimit mes SPAK dhe agjencive ligjzbatuese amerikane, me qëllim goditjen e organizatave kriminale ndërkombëtare, parandalimin e trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike si edhe luftën kundër pastrimit të parave. Dumani vuri theksin tek rëndësia e bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që i është dhënë SPAK-ut dhe institucioneve shqiptare në këtë drejtim.

???? Pjesëmarrja në Konferencën e DEA-s

Përveç takimeve në Washington, Dumani mori pjesë më herët edhe në Konferencën Ndërkombëtare për Zbatimin e Ligjit për Narkotikët, të organizuar nga Agjencia Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA), e cila u zhvillua në Nashville, Tennessee, në datat 26–28 gusht 2025. Konferenca, me temën “Uniteti global për një të ardhme më të sigurt: Forcimi i aleancave kundër krimit transnacional”, u përshëndet nga Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, Pamela J. Bondi. Në këtë aktivitet, Dumani zhvilloi një takim të posaçëm me administratorin e DEA-s, Terrance Cole, ku u vlerësua bashkëpunimi ekzistues mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Palët theksuan rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.
Drejtuesi i SPAK pati gjithashtu takime me drejtues të agjencive të rëndësishme të zbatimit të ligjit nga vende të ndryshme pjesëmarrëse në konferencë. Diskutimet u fokusuan tek krijimi i urave të reja të komunikimit dhe forcimi i marrëdhënieve ekzistuese, me synim rritjen e efektivitetit në luftën e përbashkët kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe krimit të organizuar.

Kjo vizitë dhe pjesëmarrja në aktivitetet ndërkombëtare konfirmojnë edhe një herë rolin e SPAK si një partner i besueshëm në përpjekjet globale për drejtësi dhe siguri.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme