Kronika 14 October 2025, 18:28 Nga VNA

Visi i Pojës, shpëtoi arrestimit, Dumani flet për Policinë e Shtetit dhe akuzat për dekonspirim operacionesh

Ndaje në Whatsapp
Visi i Pojës, shpëtoi arrestimit, Dumani flet për Policinë e

Disa muaj më parë, në një operacion të fuqishëm në Durrës kundër bandave kriminale dhe krimit të organizuar, "shpëtoi" arrestimit Elvis Doçi i njohur si "Visi i Pojës". Sot në Komisionin e Ligjeve, opozita kërkoi llogari kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani duke hedhur akuza për dekonspirimin e operacionit “Ura” dhe kohën e ndërhyrjes së strukturave ligjzbatuese.

Sipas deputeti i PD, Oerd Bylykbashi vonesat në hetime dhe ndërhyrjen e vonuar,  shmangën arrestimin, mes tyre edhe Elvis Doçi, i njohur ndryshe dhe si “Visi i Pojës”.

“Veprimi për operacionin URA pse u vonua? I cili nëse do të kishte pasur ndërhyrje 10 ditë përpara zgjedhjeve unë ju garantoj që në qarkun e Durrësit rezultati do të ishte tjetër. Patët 52 masa sigurie dhe vetëm një numër i kufizuar u ccua përpara Gjykatës dhe më kryesorët ikën, pse u vonuan hetimet? Pse u vonua fillimi i operacionit dhe a u dekonspirua ky operacion”, tha Bylykbashi.

Ndërkohë, që nga ana tjetër kreu i SPAK sqaroi se kërkesat për masa e sigurimit ishin bërë që në muajin mars 2025 dhe vendimi përkatës u dha rreth datës 5-6 maj. Ai shpjegoi se operacioni është koordinuar ndërkombëtarisht, pasi shumica e të dyshuarve ndodheshin në Itali dhe data e zbatimit u fiksua më 21 maj. Dumani theksoi se arrestimet nuk janë përgjegjësi direkte e SPAK, por e Policisë së Shtetit, pasi SPAK vetëm lëshon urdhrat përkatës.

“Sa i takon operacionit URA, e kam deklaruar edhe më parë publikisht prokuroria e posaçme ka bërë kërkesën për caktim mase sigurimi në muajin mars të vitit 2025, vendimi i caktimit të masës është dhënë diku nga data 5-6 maj. Dhe të njëjtën është komunikuar me kolegët tanë anëtarë të Bairit 

Është koordinuar takim në Shqipëri më 7 maj dhe ata kishin punë përgatitore sepse shumica e autorëve u arrestuan në Itali dhe u fiksua data 21. Pse nuk u arrestuan? Arrestimin e di shumë mirë sepse nuk është detyra e SPAK të arrestojë njerëz, SPAK nxjerr urdhrin dhe ngarkon Policinë e Shtetit S’mund të na i ngarkosh ne përgjegjësinë”, tha Dumani.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme