Kronika 11 January 2026, 11:25 Nga VNA

Vilson Bala propozohet për drejtor në Korçë. Ç’po ndodh në Policinë e Shtetit?

Ndaje në Whatsapp
Vilson Bala propozohet për drejtor në Korçë.

Pasi zhvilloi disa konkurse farse dhe zgjodhi të besuarit e tij në krye të drejtorive kryesore të policive në qarqe, Ilir Proda ka nisur aksionin “fshesa” sepse me gjasë rrugës është përplasur me ta.

Vilson Bala, ish-shefi i Forcës së Posaçme Operacionale që mori drejtimin e Policisë së Durrësit, tashmë është propozuar për t’u transferuar në Policinë e Korçës.

Pavarësisht se shkon drejtor edhe në këtë qark, për Balën largimi nga Durrësi është një goditje, pasi ishte në krye të një prej drejtorive të rëndësishme.

Ende nuk është caktuar një emër se kush do të zëvendësojë Balën. Por në kohën kur SPAK po heton kupolën e Policisë së Shtetit për lidhje me Ergys Agasin, i dyshuar si kreu i një grupi kriminal në AKSHI, tronditjet pritet të jenë të forta. E këto lëvizje me shumë mundësi janë përpjekje për të minimizuar efektet që mund të vijnë nga goditjet e prokurorisë së posaçme.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme