Kronika 7 August 2025, 16:24 Nga VNA

Vijojnë kërkimet në det për pasagjerin e zhdukur nga trageti Greqi-Itali

Ndaje në Whatsapp
Vijojnë kërkimet në det për pasagjerin e zhdukur nga trageti

Vijojnë patrullimet intensive në det për gjetjen e një personi i cili është raportuar i zhdukur disa ditë më parë nga një traget që operon në linjën Greqi-Itali.

Roja Bregdetare dhe strukturat e Policisë Kufitare janë angazhuar në mënyrë të vazhdueshme me mjete detare dhe koordinim ndërinstitucional, me qëllim lokalizimin e mundshëm të shtetasit në fjalë, për të cilin ende nuk ka asnjë gjurmë konkrete.

Sipas burimeve paraprake nga ekipi i tragetit, personi ka rezultuar i munguar gjatë kohës që trageti ndodhej në itinerarin ndërmjet dy shteteve, duke ngritur dyshime mbi mënyrën se si ai mund të jetë zhdukur. Deri më tani, nuk është konfirmuar nëse ai është hedhur vetë në det, ka rënë aksidentalisht, apo bëhet fjalë për ndonjë tjetër rrethanë që ka çuar në humbjen e kontaktit me të.

Në kuadër të hetimeve dhe kërkimeve, është lëshuar njoftim edhe për anijet turistike, peshkarexhat dhe çdo mjet tjetër lundrues në zonë, që të jenë të kujdesshme dhe të raportojnë çdo sinjal të dyshimtë apo çdo objekt të mundshëm që lidhet me rastin.

Hetimet për këtë ngjarje vijojnë paralelisht me operacionin e kërkimit në det, ndërkohë që autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë për çdo zhvillim të ri.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme