Kronika 17 October 2025, 14:01 Nga VNA

Vetëvritet me armë 35-vjeçari brenda një poligoni në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Vetëvritet me armë 35-vjeçari brenda një poligoni në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një poligoni në rrugën “Dervish Hima” në Tiranë, ku 35-vjeçar Bledi Hasani, dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armën e zjarrit gjatë kohës që po ushtronte qitje.

Poligoni ku ndodhi ngjarja raporohet se ndodhet në afërsi të stadiumit Air Albania. Bledi Hasani sipas burimeve ka qenë klient në poligon, ndërsa dyshohet se ka kthyer armën nga vetja.

Ende nuk ka detaje mbi rrethanat e ngjarjes, apo arsyet që çuan viktimën drejt këtij akti.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e saj.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme