Kronika 24 November 2025, 20:46 Nga VNA

Vetëdorëzohen Julian Cumraku dhe Hamzah Uka pas shtatë orësh negociata me RENEA-n në Orosh

Ndaje në Whatsapp
Vetëdorëzohen Julian Cumraku dhe Hamzah Uka pas shtatë orësh

Julian Cumraku dhe Hamzah Uka janë vetëdorëzuar para forcave RENEA, pas gati shtatë orësh negociata të vazhdueshme mes autoriteteve dhe të afërmve të tyre. Dorëzimi është kryer pa incidente, ndërsa forcat speciale tashmë po përgatiten të hyjnë në banesë për një kontroll të detajuar me qentë e specializuar, me qëllim verifikimin e pranisë së armëve, eksplozivëve apo materialeve të tjera të dyshimta.

Të dy personat dyshohen si ndjekës me prirje radikale të besimit islam dhe prej kohësh ndodheshin nën monitorim nga strukturat e antiterrorit, të cilat kishin rritur vëzhgimin për shkak të informacioneve operative që sugjeronin rrezikshmëri potenciale.

Operacioni nisi në fshatin Orosh, në njësinë administrative Qafë-Mali, ku banesa e tyre u rrethua nga forcat RENEA dhe policia lokale. Fillimisht, Cumraku dhe Uka kishin refuzuar dorëzimin dhe kishin kërcënuar se do të hapnin zjarr në rast se ndërhyrja do të vijonte me forcë, çka shtoi intensitetin e negociatave. Falë ndërhyrjes së familjarëve dhe komunikimit të vazhdueshëm me negociatorët e policisë, situata u stabilizua dhe dy të dyshuarit vendosën të dorëzohen.

Autoritetet kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa hetimet mbi aktivitetin dhe kontaktet e tyre vijojnë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme