Kronika 28 February 2026, 15:10 Nga VNA

Vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës “Fan Noli”

Ndaje në Whatsapp

Vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës

Në shkollën Fan Noli u vendos një stol në kujtim të Martin Canit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari Mario Përlleshaj

"Sot, falë përpjekjeve të vazhdueshme të Grupimit “Prindër për Arsim Cilësor”, u vendos më në fund stoli përkujtimor në ambientet e shkollës  "Fan Noli" në kujtim të Martin Canit.

Ky stol nuk është vetëm një simbol kujtese, por edhe një mesazh reflektimi dhe përgjegjësie për të gjithë komunitetin shkollor dhe më gjerë.

Stoli do të qëndrojë si një kujtesë e përhershme per brezat e nxënësve që  do të  vinë dhe angazhimit për një arsim më të sigurt e më cilësor për fëmijët tanë", reagoi Grupimi Prindër për Arsim Cilësor. Vrasja e Martin Canit u shoqërua me protesta të forta dhe thirrje për rritjen e sigurisë në shkolla.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme