Kronika 7 February 2026, 19:03 Nga VNA

Vendimi për Ballukun deri në mesnatë: gjyqtarët të izoluar, pa telefon dhe pa kontakt me jashtë

Ndaje në Whatsapp

Vendimi për Ballukun deri në mesnatë: gjyqtarët të

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje mbi mënyrën se si u mor dhe u shpall vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Sipas Lalës, gjatë gjithë procesit të shqyrtimit dhe vendimmarrjes, gjyqtarët dhe i gjithë personeli i Gjykatës Kushtetuese nuk dolën nga ambientet e institucionit, me përjashtim të vetëm dy shkëputjeve të shkurtra për kafe dhe drekë. Edhe në këto raste, ata nuk përdorën telefonat celularë, për të shmangur çdo lloj kontakti me jashtë.

Lala theksoi se kjo ishte një mbledhje e mbyllur dhe e izoluar deri në shpalljen e vendimit, që u komunikua rreth orës 23:00.

Pas përfundimit të votimit, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese thirri një grup gazetarësh dhe lexoi të gjithë vendimin nga fillimi deri në fund, pa dhënë shpjegime shtesë apo interpretime.

Gazetarëve iu lejua përdorimi i telefonit vetëm për të dërguar mesazhe, por jo për të filmuar apo regjistruar momentin e komunikimit të vendimit.

Sipas Lalës, interesi për këtë çështje ishte shumë i madh nga të gjitha palët, duke e bërë këtë një nga vendimet më të rëndësishme dhe më të ndjekura të Gjykatës Kushtetuese në vitet e fundit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme