Kronika 12 January 2026, 18:22 Nga VNA

Vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka shpallen në kërkim për sulm ndaj dy kushërinjve

Ndaje në Whatsapp

Vëllai dhe nipi i ish-deputetit Arben Ndoka shpallen në kërkim

Policia e Lezhës shpalli në kërkim të hënën vëllain dhe nipin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, të cilët akuzohen se dhunuan me mjete të forta dy persona.

Sipas policisë, në kërkim janë Gëzim dhe Kevi Ndoka, babë e bir, të dy të lidhur me ish-deputetin Arben Ndoka, po ashtu i shpallur në kërkim si pjesë e një organizate kriminale.

“Rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali në Lezhë, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe N. M., 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit G. N., rreth 53 vjeç dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir)”, njoftoi policia, duke i përmendur palët me iniciale.

Viktimat e sulmit u identifikuan si kushërinjtë Gjergj dhe Nikolin Marku, të dy 41 vjeç. Policia tha se pas sulmit ata morën ndihmë në Spitalin Rajonal të Lezhës për fraktura në kokë dhe më pas kanë kallëzuar në polici sulmin.

Sipas pretendimeve të të dëmtuarve, autorët kanë hyrë në lokal të armatosur dhe i kanë goditur me sende të forta. Policia konfirmoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, por nuk bën me dije motivet e përplasjes.

Kjo nuk është hera e parë që të afërm të ish-deputetit socialist përballen me drejtësinë. Një prej vëllezërve është prej kohësh i dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale e krime të lidhura me trafikun e drogës e tjetërsimin e pronave. Ish-deputeti Ndoka dhe të tjerë të afërm po ashtu janë nën akuzë. Vetë ish-deputeti është në kërkim që prej verës së vitit 2024./BIRN/

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme