Kronika 27 April 2026, 15:04 Nga VNA

"Veliaj të mos mbahet në kafaz", Ols Dado: GJKKO kushte shumë të mira, si hotel me 5 yje

Ndaje në Whatsapp

"Veliaj të mos mbahet në kafaz", Ols Dado: GJKKO kushte

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kërkon nga Gjykata e Posaçme që seancat gjyqësore ndaj tij të transmetohen live dhe publiku të ketë mundësinë të ndjerë nga afër ecurinë e procesit. Në fakt, lidhur me praninë e kamerave në sallë në hyrje të procesit GJKKO nuk ka patur asnjë kundërshti, por i pandehuri Elman Abule nuk dha pëlqimin të filmohet, çka bëri që gjykata të respektojë vendimin e tij.

Lidhur me kërkesën e Veliajt për gjyq live, prokurori i posaçëm Altin Dumani tha se “Ne si organ akuze se kemi problem, por mund te shqetësojë procesin, çështjet penale ku ka dëshmitarë për më tepër bashkëpunëtor drejtësie nuk lejohet transmetimi live. Kjo nuk ndodh as në rajon as në Europë dhe as në gjyqet federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Dumani shtoi më tej se “mund të lejohen kamerat për disa pamje filmike, por dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët nuk mund të ekspozohen”.

Pasi dëgjoi palët, GJKKO vendosi ta rrëzojë kërkesën e Veliaj për trasmetim të drejtëpërdrejtë të proceseve.

Më tej, Dumani ngriti shqetësimin se avokatët po bëjnë kërkesa artificiale me qëllim zvarritjen e gjykimit.

“Kemi 2 muaj që kemi kaluar në themel dhe avokatët e Veliajt në mënyrë të përsëritur me kërkesa artificiale në gjykimin tonë, po tentojnë zgjatjen e procesit”, theksoi prokurori Dumani.

Avokati Plarent Ndreca kërkoi që Veliaj të nxirret nga kafazi në gjykatë, njësoj si në Kjykatën Kushtetuese ku nuk pati asnje problem. Sipas tij mbajtja ne kafaz cënon barazinë e palëve në proces. Ai i kërkoi gjykatës të marrë masa për këtë.

“Lidhur me kërkesën e avokateve qe Velaij mos mbahet ne kafaz, nuk besojmë se përbën problem. Nuk është kafaz, por një xham dhe komunikohet normalisht. Kushtet e Gjykatës së Posaçme janë shumë të miira, si hotel me 5 yje”, tha prokurori Ols Dado. Por këtij të fundit iu tërhoq vëmendja nga gjykata. Ndreca kërkoi shpjegime nga SPAK sesi janë administruar kallëzime kallëzimet anonime të Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit ndaj Veliaj. Kryebashkiaku akuzohet ndërkohë për 13 akuza penale si korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie e shpërdorim detyre.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme