Kronika 21 September 2025, 17:57 Nga VNA

Vangjush Dako lë spitalin, kthehet në qelitë e burgut të Durrësit

Ndaje në Whatsapp
Vangjush Dako lë spitalin, kthehet në qelitë e burgut të

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangush Dako, është transferuar nga spitali rajonal në drejtim të qelive të burgut që ndodhet në periferinë e qytetit bregdetar. Ai është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie dhe, sipas përllogaritjes, i mbeten edhe disa ditë për ta shlyer këtë dënim. Ditën që gjykata shpalli vendimin, Dako përfundoi në spital me armi. Pas qëndrimit 3 ditë në spital, është dërguar në qeli, ku do të qëndrojë deri më tani 27 shtator, pra edhe gjashtë ditë të tjera.
Dako është dënuar për shpërdorim detyre lidhur me lejen e një pallati në Durrës, si dhe projektin e Promenadës, që lidhet me rehabilitimin e vijës bregdetare. Së fundmi, ai u kërcënua përmes vënies së një sasie tritoli në një hotel në pronësi të tij. Lidhur me këtë ngjarje, ai pritet të japë shpjegime për hetuesit sapo të dalë nga burgu.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme