Kronika 21 September 2025, 18:58 Nga VNA

Valter Bami thyen masën e arrestit shtëpiak, kapet nga policia në një automjet në Elbasan

Ndaje në Whatsapp
Valter Bami thyen masën e arrestit shtëpiak, kapet nga policia në

Policia e Elbasanit ka arrestuar Valter Bamin, i cili ka thyer masën e arrestit shtëpiak duke u kapur në një automjet si pasagjer. Sipas burimeve zyrtare, gjatë një kontrolli rutinë të qarkullimit rrugor, shërbimet e policisë kanë ndaluar një mjet tip Audi, i cili drejtohej nga një person tjetër. Gjatë verifikimit u konstatua se pasagjer në mjet ndodhej Valter Bami, ndaj të cilit ishte vendosur masa e arrestit shtëpiak.

Në momentin e ndalimit, Bami i ka kërkuar punonjësit të policisë të mos e vononte me kontrollin, duke pretenduar se ndodhej në gjendje hasmërie. Megjithatë, pas identifikimit të plotë, ai është shoqëruar në Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan për procedurat e mëtejshme.

Valter Bami dyshohet për përfshirje në atentatin e 4 korrik 2023 në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, ku në tentativë për të ekzekutuar kundërshtarin e tij Gentian Bejtja, la të vrarë kunatin e tij, Ramazan Sino. Ky i fundit sapo kishte hyrë me makinë në oborrin e shtëpisë së kunatit bashkë me dy djemtë e Bejtjas që po ashtu mbetën të plagosur. Gentian Bejtja u ekzekutua në 2024 në oborrin e banesës së tij.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme