Kronika 15 January 2026, 12:20 Nga VNA

Uji arrin kuotën maksimale në Ulzë, përmbytet kabina elektrike dhe rrezikohen disa banesa

Ndaje në Whatsapp

Uji arrin kuotën maksimale në Ulzë, përmbytet kabina

Pas reshjeve të fundit të shiut dhe dëborës, prurjet në basenin ujor të liqenit të Ulzës janë rritur ndjeshëm, duke bërë që niveli i ujit të arrijë kuotën maksimale pranë digës së hidrocentralit.

Si pasojë, niveli i ujit është rritur ndjeshëm edhe në fshatin Urakë të Matit, duke përmbytur një kabinë elektrike e cila ndodhej në zonë prej dekadash. Nga pamjet e siguruara, rezulton se rreth gjysma e kabinës ndodhet nën ujë për shkak të rritjes së nivelit. Banorët shprehen se gjatë ditëve me reshje intensive niveli ka qenë edhe më i lartë, ndërsa prania e ujit në kontakt me instalimet elektrike përbën rrezik serioz për jetën e tyre.

Situata mbetet shqetësuese edhe për tokat bujqësore në fshatrat Urakë dhe Rukaj, të cilat janë përmbytur si pasojë e fryrjes së liqenit. Rritja e nivelit të ujit ka sjellë vërshime në zonat e zallit të “Kurvajës” dhe “Tharbnit”, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Sipas banorëve, vërshimet nga zalli i “Tharbnit” kanë dëmtuar rezervatet e peshkimit dhe kanë vënë në rrezik edhe disa banesa pranë zonës. Ata theksojnë se kjo situatë është përkeqësuar pas rritjes së kuotës së portave shkarkuese të digës së Ulzës, ndërhyrje e kryer disa vite më parë nga kompania turke KURUM.

Banorët akuzojnë kompaninë për dëme të përsëritura dhe shprehen se, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për të mos lejuar që niveli i ujit të arrijë pikën maksimale, shqetësimet e tyre nuk janë marrë parasysh.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme