Kronika 6 October 2025, 17:15 Nga VNA

U vra në sallën e gjyqit, kush ishte gjyqtari Astrit Kalaja

Ndaje në Whatsapp
U vra në sallën e gjyqit, kush ishte gjyqtari Astrit Kalaja

Një ngjarje e rëndë tronditi këtë të hënë ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja.

Kalaja ishte me origjinë nga Shkodra dhe një figurë e njohur në sistemin gjyqësor shqiptar. Ai u rikonfirmua në detyrë në dhjetor të vitit 2019, si pjesë e procesit të Vettingut.

I diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë me titullin “Jurist”, Kalaja filloi karrierën e tij si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Që nga viti 2004, ai ushtronte detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Në vitin 2011 përfundoi studimet pasuniversitare me një master në Universitetin e Tiranës dhe gjatë karrierës së tij ka shërbyer edhe si anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme