Kronika 21 April 2026, 15:27 Nga VNA

U shpërtheu granata në dorë, dy të rinjtë në Tepelenë plagosen rëndë

Ndaje në Whatsapp

U shpërtheu granata në dorë, dy të rinjtë në

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Mamaj, në Tepelenë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate.

Sipas informacioneve paraprake, 34-vjeçari Lisjen Shehu dhe 28-vjeçari Xhuljano Sala janë lënduar gjatë incidentit. Dyshohet se njëri prej tyre ndodhej në një kasolle ku mbaheshin granata, kur njëra prej tyre ka shpërthyer në duart e tij. Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime të rënda dhe dyshohet se ka humbur të dyja duart.

I riu është transportuar fillimisht në spital dhe më pas është nisur me urgjencë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur edhe një tjetër i ri, rreth 20 vjeç, i cili ka marrë dëmtime në kokë dhe në fytyrë. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa pritet të transportohet drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Dyshohet se lënda shpërthyese ndodhej në kasollen ku ndodheshin të rinjtë në momentin e ngjarjes, ndërsa rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme