Kronika 6 October 2025, 17:25 Nga VNA

U qëllua sapo shpalli vendimin e gjyqit, detaje nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja

Ndaje në Whatsapp
U qëllua sapo shpalli vendimin e gjyqit, detaje nga vrasja e gjyqtarit

Gjyqtari Astrit Kalaja është vrarë sapo ka shpallur vendimin dhe ishte ngritur për t'u larguar nga salla. Autori i dyshuar Elvis Shkëmbit, nipi i Gjon Shkëmbit që ishte palë në proces.

Më pas ai ka qëlluar mbi palën kundërshtare në procës Rakip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj.

Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjyqtarit Kalaja, ka pranuar krimin në Komisariatin Numër 1. Ai ka pranuar vrasjen, ndërkohë që ka thënë se e ka qëlluar gjyqtarin pasi po humbiste një çështje për pronat.

“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar ai në Komisariatin Numër 1.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur  kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme