Kronika 11 March 2026, 17:13 Nga VNA

U premtonin punë në Varshavë dhe i trafikonin në Shqipëri, SPAK çon në gjyq tre shtetas ukrainas

Ndaje në Whatsapp

U premtonin punë në Varshavë dhe i trafikonin në

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre shtetas ukrainas të akuzuar për trafikim dhe shfrytëzim personi në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Të pandehurit janë Nazar Khamuilo dhe Mark Petrenko, të dy me masë sigurimi “arrest në burg”, si dhe Karol Oskiera, për të cilin është caktuar e njëjta masë sigurimi, por ende e paekzekutuar. Ata akuzohen për “trafikim të personave të rritur”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerje të veprave penale nga organizata kriminale”.

Hetimi nisi në nëntor 2024 pas një ankese të Ambasadës së Ukrainës në Shqipëri, e cila njoftoi se një shtetas ukrainas mbahej dhe detyrohej të punonte kundër dëshirës së tij në Vlorë. Gjatë kontrolleve u zbuluan disa ambiente me shtetas ukrainas që punonin me laptopë duke dërguar mesazhe për rekrutimin e personave të tjerë në rrjete të trafikut të drogës në Europën Lindore.

Sipas SPAK, personat rekrutoheshin përmes aplikacionit Telegram, me premtimin për punë në Poloni, por më pas dërgoheshin në Shqipëri ku mbaheshin nën presion dhe kërcënime. Në tre ambiente në Vlorë u sekuestruan pajisje elektronike dhe 24 pasaporta të shtetasve të huaj.

Ndërkohë, SPAK ka kërkuar pushimin e akuzave për tre persona të tjerë të përfshirë në këtë procedim. Hetimi është realizuar në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe autoritetet ukrainase.

Njoftimi i SPAK:

SPAK dërgon në gjykatë procedimin ndaj tre shtetasve ukrainas të akuzuar për trafikim dhe shfrytëzim personi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.18/1 të vitit 2025, ndaj tre shtetasve ukrainas të pandehur:

Nazar Khamuilo, aktualisht nën masën e sigurimit personal “arrest në burg” dhe i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 28/4, 110/a paragrafi i parë, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Mark Petrenko me masë sigurimi “arrest në burg“ dhe i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit te personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 28/4, 110/a paragrafi i parë, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Karol Oskiera, me masë sigurimi “arrest në burg“ të paekzekutuar, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit te personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 28/4, 110/a paragrafi i parë, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Prokurorët e posaçëm të çështjes kërkuan pushimin e akuzës për tre shtetasit e tjerë, pjesë e këtij procedimi penal :

Oleh Kulsha, Marianna Syzareva, Oleksander Tavorskyi.

Rrethanat e fakteve :

Më 11 nëntor 2024, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u paraqit një ankesë elektronike nga Ambasada e Ukrainës në Shqipëri, sipas së cilës shtetasi ukrainas, Z. M dyshohej se mbahej dhe detyrohej të punonte kundër dëshirës së tij në Vlorë. Pas verifikimeve, policia lokalizoi fillimisht një banesë me qira në lagjen “Demokracia”, ku gjeti disa shtetas ukrainas me laptopë, të cilët punonin në aplikacione të ndryshme. Ata dërgonim mesazhe dhe linqe me anë të programeve automatike, me qëllim rekrutimin e personave të tjerë për përpunimin, transportin dhe shitjen e lëndëve narkotike në shtete të ndryshme të Europës Lindore. Është provuar se ky grup kriminal i vendosur në Shqipëri është pjesë e një grupi më të madh ndërkombëtar të trafikimit të lëndëve narkotike, i cili vepron në disa vende të ish-Bashkimit Sovjetik

Në vendngjarje u sekuestruan pajisje elektronike dhe u konstatua se pasaportat e shumicës së personave mungonin. Hetimi zbuloi modus operandi-n të organizatorëve dhe të mbikqyrësve të cilët nën presionin e dhunës dhe kërcënimeve i privonin nga mundësia për t’u larguar nga puna dhe nga Shqipëria. Atyre i tregoheshin vazhdimisht video dhune ndaj anëtarëve të tjerë të grupit, të cilët nuk arrinin rezultate në punë. Personat e rekrutuar nuk ishin në dijeni të natyrës së vërtetë të punës dhe i nënshtroheshin testit të poligrafit në fazën e rekrutimit. Në Vlorë u zbuluan tre ambiente ku mbaheshin në kushte banimi dhe pune personat e rekrutuar. Në total janë gjetur dhe sekuestruar 24 pasaporta të shtetasve të shtetasve të huaj që dushohet se kanë punuar në këto tre ambiente për disa javë ose muaj.

Shtetasi Z.M si dhe persona të tjerë ishin rekrutuar përmes aplikacionit Telegram me premtimin për një punë zyre në Poloni. Pas një interviste dhe testit të poligrafit, të kryer në Varshavë, dërgoheshin në Shqipëri. Në Shqipëri të gjithë ishin të detyruar të përdornin pesudonime dhe mos të thërrisnin njëri-tjetrin me emrat përkatës. Hetimet arritën të identifikonin të gjithë personat që qëndronin pas cdo pseudonimi dhe më konkretisht ; Nazar Khamuilo mbante pseudonimin (“Kika”), Mark Petrenko ishte (“E Premtja”) dhe Karol Oskiera ishte (“Veterineri”).  

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Agjencinë kundër Narkotikëve (DEA) në Shtetet e Bashkuara dhe Autoritetet Gjyqësore Ukraianase për ndihmën e shpejtë dhe mbështetjen për zbulimin e personave të përfshirë në rekrutimin dhe shfrytëzimin e të rinjve për t’i bërë pjesë e grupit kriminal. 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme