Kronika 2 March 2026, 12:51 Nga VNA

U përleshën me punonjësit e sigurisë private, vetëdorëzohen 15 banorë të Rrjollit pasi u shpallën në kërkim nga policia

Ndaje në Whatsapp

U përleshën me punonjësit e sigurisë private,

15 banorë të Rrjollit janë vetëdorëzuar këtë të hënë në komisariat, pasi ishin shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës pas protestës së 28 shkurtit.

Deri më tani dy persona janë arrestuar, ndërsa shtatë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Protesta e zhvilluar të shtunën degradoi në përplasje fizike mes banorëve të Rrjollit dhe punonjësve të një kompanie private sigurie, e kontraktuar nga firma ndërtuese për të garantuar sigurinë e stafit dhe kantierit.

Kompania ka nisur punimet për ndërtimin e një resorti luksoz, por prej rreth një muaji përballet me kundërshti të forta nga banorët e zonës, të cilët kërkojnë largimin e saj nga prona që pretendojnë si të tyren.

Avokati Ndue Pjetra e cilësoi kërkesën për arrestimin e banorëve si një manovër të Policisë së Shkodrës për të frenuar protestat. Sipas tij, përplasja ka ndodhur me punonjësit e policisë private, ku një prej tyre ka mbetur i plagosur.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme