Kronika 5 March 2026, 12:11 Nga VNA

U përdor si rrugë alternative për Librazhd-Prrenjas, çahet asfalti në aksin Maliq-Lozhan-Gramsh

Ndaje në Whatsapp

U përdor si rrugë alternative për Librazhd-Prrenjas, çahet

Aksi rrugor Maliq–Lozhan–Strelcë ka shfaqur probleme të reja infrastrukturore, pasi për më shumë se dhjetë ditë u përdor si rrugë alternative nga drejtuesit e mjeteve që udhëtonin drejt Gramshit, për shkak të bllokimit të segmentit Librazhd–Prrenjas.

Shtimi i ndjeshëm i qarkullimit gjatë kësaj periudhe duket se ka përkeqësuar gjendjen e rrugës. Në disa segmente janë konstatuar rrëshqitje dherash, dëmtime të barrierave mbrojtëse, si edhe çarje të thella në asfalt dhe deformime të trupit të rrugës.

Megjithëse pas rihapjes së aksit kryesor fluksi i mjeteve është ulur ndjeshëm, problematikat e krijuara mbeten të pranishme. Deri në këto momente nuk është raportuar për ndërhyrje konkrete për riparimin e dëmeve, ndërkohë që ekspertët vlerësojnë se nevojitet një ndërhyrje e menjëhershme për të shmangur degradimin e mëtejshëm të infrastrukturës.

Rruga Maliq–Lozhan–Strelcë është ndërtuar nga kompania Gjikuria, ndërsa investimi për realizimin e saj ka arritur në rreth 1.4 miliardë lekë. Problemet e përsëritura në këtë aks kanë ngritur vazhdimisht pikëpyetje lidhur me cilësinë e punimeve të kryera.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme