Kronika 2 October 2025, 12:14 Nga VNA

U hodh nga një pallat në ndërtim në rrugën “Gjon Buzuku”, ndërron jetë 16-vjeçarja nga Kamza

Ndaje në Whatsapp
U hodh nga një pallat në ndërtim në rrugën “Gjon

Një 16-vjeçare nga Kamza ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme pasi u hodh nga një pallat në ndërtim në rrugën “Gjon Buzuku”. Vajza humbi jetën menjëherë në vendngjarje.

Sipas banorëve, adoleshentja kishte hyrë fshehurazi në objekt dhe priste largimin e punëtorëve për të kryer aktin tragjik.

Burime policore bëjnë me dije se shkak për këtë veprim është gjendja e rënduar emocionale dhe problemet familjare që përjetonte vajza.

Familjarët nuk kanë dhënë ende dëshmi për shkak të gjendjes së tyre të rënduar emocionale.

Zona ku ndodhi ngjarja është larg vendbanimit të 16-vjeçares.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme