Kronika 7 August 2025, 18:34 Nga VNA

U hodh me kokë në Gjirin e Gramës, 12-vjeçar pëson dëmtime në kokë

Ndaje në Whatsapp
U hodh me kokë në Gjirin e Gramës, 12-vjeçar pëson

Një 12-vjeçar me shtetësi të huaj ka pësuar dëmtime në kokë pasi u hodh nga një shkëmb i lartë në det, në zonën e thellë dhe të izoluar të Gjirit të Gramës. I mituri, që ndodhej në vendngjarje bashkë me prindërit e tij, kishte nevojë për ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi reaguan menjëherë dhe, në bashkëpunim me ekipin e urgjencës, transportuan me mjet lundrues personelin mjekësor drejt vendit ku ndodhej fëmija. Atij iu dha ndihma e parë dhe më pas u transportua në spital për trajtim të mëtejshëm. Fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme