Kronika 30 November 2025, 21:37 Nga VNA

Identikohet biznesmeni i vrarë në Elbasan, Mondi Mehalla, pronar i karburantit Xhaxho Oil dhe EL Taxi

Ndaje në Whatsapp
Identikohet biznesmeni i vrarë në Elbasan, Mondi Mehalla, pronar i

Është identifikuar viktima e ekzekutimit të ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Burime konfirmojnë se i vrari është Mond Mehalla alias Edmond Hyka pronar i karburantit “Xhaxho Oil” dhe pronar i “EL Taxi”.
Sipas të dhënave paraprake, Mehalla kishte qenë më herët i proceduar për shpërndarje narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje.
Policia bën me dije se ai u qëllua për vdekje brenda biznesit të tij, në zonën e Unazës së Jugut. Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur qytetin.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme