Kronika 17 April 2026, 12:35 Nga VNA

U arrestuan me urdhër të SPAK-ut, GJKKO lë në burg anëtarët e grupit kriminal “Pepa”

Ndaje në Whatsapp
U arrestuan me urdhër të SPAK-ut, GJKKO lë në burg

Gjykata e Posaçme iu komunikoi masën e sigurisë “arrest me burg” Lulzim Pepaj, Florian Markun dhe Anton Kolës, tre të dyshuar si anëtarë të grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepaj që është në arrati. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, për shkak të sekretit hetimor. SPAK goditi grupin kriminal të Pepaj dhe firmosi 11 urdhër-arreste, por vetëm 3 prej tyre u ekzekutuan. Grupi dyshohet se përgjatë 2019-2021 trafikoi 7.5 tonë kokainë nga Ekuadori dhe Peruja drejt Belgjikës dhe Holandës, e fshihnin në lëng frutash të ngrira, konserva peshku apo rrush të thatë. SPAK sekuestroi pasuritë e Pepajt me vlerë 12 milionë euro. Kompania “Pepa Group” ka fituar e vetme 12 tendera publike me vlerë miliona euro.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme