Kronika 10 November 2025, 21:42 Nga VNA

U arrestua pas përleshjes në këshillin bashkiak, banorët e Çërravës dhe disa këshilltarë mblidhen para policisë në mbështetje të Muçllarit

Ndaje në Whatsapp

U arrestua pas përleshjes në këshillin bashkiak, banorët e

Pas arrestimit të 27-vjeçarit Kevi Muçllari nga policia e Pogradecit, banorë të fshatit Çërravë dhe këshilltarë lokalë u mblodhën para Komisariatit për të shprehur mbështetjen e tyre. Sipas tyre, Muçllari mbrojti interesin publik, ndërsa këshilltari i bashkisë, Engjëll Shyti, provokoi situatën dhe goditi i pari banorin.

Banorët theksuan gjithashtu se Shyti punon njëkohësisht edhe në administratën e bashkisë, duke shkelur ligjin.

Policia njoftoi se Kevi Muçllari është arrestuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pas një konfrontimi fizik me këshilltarin Shyti gjatë një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak me prezencën e qytetarëve. Incidenti ndodhi pas debateve të shumta për miratimin e një vendimi që lejon dhënien me qira të 34.660 hektarëve tokë në Çërravë.

Vendimi për tokën u miratua me 20 vota pro, por ka shkaktuar pakënaqësi në komunitetin lokal, i cili e konsideron masën të padrejtë dhe të njëanshme. Përleshja fizike, e cila u bë publike gjatë mbledhjes, nxiti tensionin dhe reagimet e banorëve, të cilët kërkuan drejtësi dhe respektim të interesit publik.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme