Kronika 11 October 2025, 15:19 Nga VNA

Turistët zviceran humbasin rrugën në Shebenik

Ndaje në Whatsapp
Turistët zviceran humbasin rrugën në Shebenik

Një çift turistësh nga Zvicra raportohet i humbur në Parkun Kombëtar të Shebenikut në Librazhd, pasi dyshohet se kanë dalë nga shtigjet e shënuara gjatë një ecjeje malore.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe ka kërkuar ndihmë urgjente.

Forcat e emergjencës së Administratës së Zonave të Mbrojtura Elbasan, në bashkëpunim me policinë e Librazhdit, janë në terren duke zhvilluar operacionin e kërkim-shpëtimit në zonën e Hotolishtit, një terren i vështirë dhe me akses të kufizuar.

Autoritetet u bëjnë apel vizitorëve që frekuentojnë zonat malore të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë shtigjet e miratuara për të parandaluar ngjarje të tilla.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme