Kronika 2 August 2025, 09:11 Nga VNA

Tronditëse/ Gruaja e zhdukur në Tropojë shkoi në spital, iu zbuluan shenja të dhunës. Çfarë dëshmon bashkëshorti i arrestuar?

Ndaje në Whatsapp
Tronditëse/ Gruaja e zhdukur në Tropojë shkoi në spital, iu

Zbulohen detaje tronditëse nga zhdukja e 48-vjeçares Nadire Shpata, nga fshati Bujan i Tropojës. Katër ditë përpara zhdukjes së saj, rrethanat e të cilës mbeten ende mister, ajo ka shkuar për vizitë në spitalin e Tropojës, ku mjekët kanë konstatuar në trupin e saj shenja dhune. Mbetet e paqartë pse rasti nuk është denoncuar në polici nga personeli mjekësor.

Pas kësaj vizite, gruaja është kthyer në banesë dhe mbrëmjen e 22 korrikut, përkatësisht në orët e para të 23 korrikut, rezulton të ketë humbur pa lënë gjurmë. Policia e Kukësit ka arrestuar bashkëshortin e saj, Imer Shpata, nën dyshimet për “dhunë në familje”. Ai ka deklaruar se kishte një marrëdhënie të ftohtë me gruan që nga momenti kur ajo e denoncoi për dhunë, çka çoi në dënimin e tij me 8 muaj burg. Megjithatë, ai këmbëngul se nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e saj.

Sipas dëshmisë së tij, mbrëmjen e fundit gruaja ka qenë në shtëpi, ndërsa në mëngjes është nisur për te motra në Durrës. Por, dyshime të forta mbi alibinë e tij ngre fakti se në makinën e Imer Shpatës është gjetur telefoni i gruas, për të cilin ai nuk ka dhënë shpjegime se si ka përfunduar aty.

Hetuesit dyshojnë se mund të jenë përballë një ngjarjeje të rëndë kriminale, ndonëse në banesë nuk janë gjetur prova që ta vërtetojnë këtë. Fakti që Nadire Shpata ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të dhunës, ngre dyshime se ajo mund të kishte ndërmend të denonconte sërish të shoqin, çka mund të ketë sjellë një reagim të ashpër nga ana e tij.

Policia po vijon hetimet, ndërkohë që fati i gruas vijon të mbetet mister.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme