Kronika 28 October 2025, 12:22 Nga VNA

Tritoli në makinën e punonjësit të tatimeve, policia: Shpërthimi ndodhi sapo Enea Busukja ka ndezur mjetin e tij

Ndaje në Whatsapp
Tritoli në makinën e punonjësit të tatimeve, policia:
Enea Busukja

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin me tritol, ku mbeti i plagosur punonjësi i Tatimeve, Enea Busukja.

Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur sapo 38-vjeçari ndezi makinën. Për pasojë Enea Busukja mbeti i plagosur dhe u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme