Kronika 29 September 2025, 22:37 Nga VNA

Tritol makinës së administratorit në Fushë Krujë

Ndaje në Whatsapp
Tritol makinës së administratorit në Fushë Krujë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Fushë-Krujë, ku një automjet tip Range Rover, në administrim të Ilir Locit, kryetar i njësisë administrative, është hedhur në erë.

Mjeti ishte i parkuar në ambientet e një restoranti kur një sasi eksplozivi shpërtheu në pjesën e përparme të tij. Dyshohet se lënda plasëse është vendosur ose hedhur nga një rrugicë ngjitur me restorantin.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm, sa është dëgjuar në të gjithë zonën përreth. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Përveç mjetit të administratorit, është dëmtuar edhe një fuoristradë tjetër që ndodhej e parkuar pranë.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme