Kronika 10 August 2025, 11:20 Nga VNA

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 40-vjeçari në Korçë

Ndaje në Whatsapp
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë Besmir Mollanji, 40 vjeç, i cili akuzohet për transport të emigrantëve të paligjshëm kundrejt fitimit. Ai u kap në afërsi të fshatit Boboshticë duke drejtuar një automjet “Nissan”, ku transportonte emigrantë nga Egjipti, të cilëve u kishte premtuar kalimin drejt Italisë, kundrejt pagesës prej 600 euro për person.

Gjatë operacionit janë sekuestruar automjeti, një shumë parash dhe dy celularë. Mollanji përdorte taktikën e marrjes së vetëm një emigranti në automjet për çdo rrugë, me qëllim shmangien e kontrollit policor.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme hetimore.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme