Kronika 28 October 2025, 16:59 Nga VNA

Tjetër vrasje me thikë, 63-vjeçari godet për vdekje 43-vjeçar në Kalanë e Beratit

Ndaje në Whatsapp
Tjetër vrasje me thikë, 63-vjeçari godet për vdekje

Një tjetër vrasje me thikë është regjistruar ditën e sotme dhe kësaj radhe në Berat, e tretë brenda pak orësh në të gjithë vendin.

63-vjecari Kristo Mema ka goditur me thikë për vdekje një 43-vjeçarin, Skender Hoxha lindur në Tropojë banues në Paskuqan. Debati mes tyre ka nisur për kalin e 63-vjecarit me të cilin u bën xhiro turistëve. Policia po punon për kapjen e autorit. Detajet në përditësim

Burime nga policia bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur brenda Kalasë së Beratit në syrin e turistëve shqiptarë dhe të huaj.

Autori Kristo Mema mësohet se ka precedentë penalë për vrasje në Greqi. 

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme