Kronika 24 September 2025, 19:03 Nga VNA

Tiranë, të riut i sekuestrohet Ferrari 600 mijë euro, pronari i dyshuar si trafikant i lëndëve narkotike

Ndaje në Whatsapp
Tiranë, të riut i sekuestrohet Ferrari 600 mijë euro, pronari i

Një automjet tip Ferrari, me vlerë rreth 600,000 euro, është sekuestruar nga autoritetet shqiptare, pas dyshimeve se është përfituar nga veprimtaria kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike.

Automjeti u ndalua gjatë një operacioni të realizuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në rrugën "Abdyl Frashëri" në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. V., 33 vjeç, i cili është i dënuar më parë në Turqi për trafikim narkotikësh, dyshohet se ka përdorur këtë automjet si pjesë të aktivitetit të tij kriminal. Hetimet zbuluan gjithashtu se automjeti ishte regjistruar në emër të S. Ll., një 36-vjeçar, për të shmangur gjurmët e policisë. Automjeti ishte sjellë në Shqipëri nga një tjetër person, A. L., gjithashtu 33 vjeç, për llogari të E. V..

Në kuadër të hetimeve, janë vënë në hetim edhe dy personat e tjerë të përfshirë, ndërsa procedimi penal është nisur për të tre individët. Po ashtu, vijojnë hetimet për të identifikuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të dyshuar të përfituara nga veprimtaritë kriminale të E. V. në Turqi.

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme