Kronika 19 October 2025, 14:46 Nga VNA

Thellohet tragjedia nga zjarri në Maliq, pas nënës ndërron jetë edhe djali 14-vjeçar. Vajza 6-vjeçare në gjendje të rëndë

Ndaje në Whatsapp
Thellohet tragjedia nga zjarri në Maliq, pas nënës ndërron

Thellohet tragjedia nga zjarri në Maliq, pas nënës ndërron jetë edhe djali 14 vjeçar i cili u dërgua për në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë vajza 6-vjeçare, Nefeli Azisllari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Maliqit, ku banesa është përfshirë nga flakët. Nëna e fëmijëve, Merjeme Azisllari nuk ka mundur të dalë nga banesa në kohë dhe ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit. Ndërsa fëmijët për shkak të djegieve që kishin marrë u dërguan me urgjencë në spital, ku fatkeqësisht 14-vjeçari Luka Azisllari nuk mundi të mbijetojë.

Shkaqet e shpërthimit të zjarrit nuk janë bërë ende të ditura. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme