Kronika 11 August 2025, 10:53 Nga VNA

Tentoi të fshehë provat për të shpëtuar vëllain nga akuzat, pezullohet nga detyra polici

Ndaje në Whatsapp
Tentoi të fshehë provat për të shpëtuar vëllain

Me kërkesë të Prokurorisë, gjykata e Elbasanit pezulloi nga detyra një oficer policie, i cili tentoi të fshehë prova për një ngjarje ku ishte i përfshirë vëllai i tij.

 

Reagimi

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj një punonjësi policie dhe një shtetasi të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Inspektor E. P., me detyrë Trupë Shërbimi / Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë.
Shtetasi E. D., banues në Tiranë.

 

Në vijimësi të hetimeve të thelluara në kuadër të operacionit “Last rent”, ka dyshime se punonjësi i policisë, në bashkëpunim me shtetasin e sipërpërmendur, kanë tentuar të fshehin prova materiale lidhur me ndalimin me datë 05.07.2025 të punonjësit të policisë E. P. (vëllai i punonjësit E. P.), i dyshuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme