Kronika 14 September 2025, 12:53 Nga VNA

Tentativë vrasje dhe trafik droge, arrestohen tre korçarët në Selanik

Ndaje në Whatsapp
Tentativë vrasje dhe trafik droge, arrestohen tre korçarët

Policia greke ka goditur një grup kriminal në Selanik, i dyshuar për atentatin me armë zjarri të 3 shtatorit në zonën e Pilaias, ku një 25-vjeçar grek mbeti i plagosur rëndë me plagë në gjoks dhe dorë.

Në pranga kanë rënë tre shtetas nga Korça:

Gentian Çipi, 39 vjeç, me precedentë penalë në Shqipëri, i konsideruar si kreu i grupit.
Enea Basholli, 30 vjeç.
Kleo Topa, 23 vjeç.

Sipas hetimeve, Çipi dyshohet se ka qëlluar me armë jashtë një kantine, ndërsa pas ngjarjes të tre u larguan me një automjet në pronësi të Bashollit.

Gjatë operacionit për arrestimin e tyre, Çipi dhe Topa tentuan t’i shpëtonin policisë duke përplasur një makinë të policisë dhe u përpoqën të iknin në këmbë, por u kapën pak më vonë. Basholli u arrestua në zonën e Halkidikisë.

Gjatë kontrolleve, policia greke sekuestroi:

1 kallashnikov me 30 fishekë
3 pistoleta dhe një silenciator
31 kg marijuanë
pasaportë dhe patentë false
23.350 euro cash
disa celularë dhe 3 automjete.

 

Autoritetet greke dyshojnë se grupi është i përfshirë në trafikun e drogës në linjën Shqipëri–Greqi, si dhe në veprime të dhunshme kriminale në Selani

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme