Kronika 25 November 2025, 13:54 Nga VNA

Tensione mes policisë dhe banorëve në Librazhd: Qytetarët kërkojnë kompensim para prishjes së objekteve

Ndaje në Whatsapp

Tensione mes policisë dhe banorëve në Librazhd: Qytetarët

Në hyrje të qytetit të Librazhdit, IKMT vijoi edhe sot ndërhyrjen për lirimin e sheshit të nevojshëm për projektin publik zgjedrimin e segmentit rrugor Dalje Elbasan – Prrenjas – Qafë-Thanë. Prej së martës së javës së kaluar, IKMT ka nisur prishjen e disa godinave që ndodhen përgjatë aksit, por tensionet mes autoriteteve dhe pronarëve të objekteve janë rritur ndjeshëm.

Pronari i njërit prej bizneseve që duhet të shemben deklaroi se ka boshatisur objektin që prej 17 nëntorit 2025, por refuzon të lejojë vijimin e prishjeve pasi nuk ka marrë pagesën për kompensimin e godinës.

"Ne po kundërshtojmë për lekët, jo për objektin. Nuk kemi marrë pagesën dhe vlera që na është ofruar është shumë më e ulët se ajo reale. Procesi i shpronësimit nuk pasqyron dëmin ekonomik që na shkaktohet", tha ai.

Ndërkohë, kryekomisarja e Librazhdit, Nertila Meta, iu drejtua pronarëve duke i bërë thirrje të mos pengojnë punonjësit e IKMT-së dhe paralajmëroi se çdo kundërshtim ligjor do të ndëshkohet.

Ndërkohë, situata në terren mbetet e tensionuar, ndërsa IKMT pritet të vijojë prishjet sipas planit të punimeve të miratuara, për të garantuar realizimin e projektit të madh publik.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme