Kronika 24 October 2025, 14:13 Nga VNA

Tendera në këmbim të votave/ SPAK dërgon në gjyq kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli

Ndaje në Whatsapp
Tendera në këmbim të votave/ SPAK dërgon në gjyq

SPAK ka përfunduar hetimin ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, dhe ka depozituar dosjen penale në Gjykatën e Posaçme, ku kërkon gjykimin e tij për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”.

Shkreli u mor i pandehur në fillim të tetorit, ndërsa hetimi ndaj tij nisi gjatë fushatës elektorale të 11 majit, në gjendje të lirë për zyrtarin vendor. Pak ditë pas zgjedhjeve, agjentët e BKH i sekuestruan aparatin celular. Mësohet se kryebashkiaku është përgjuar gjatë kërkimit të votave në këmbim të dy investimeve publike, rikonstruksion i një rruge rurale dhe rregullimi i një linje të energjisë elektrike.

Shkreli, i zgjedhur si kryebashkiak nën siglën e Partisë Socialiste në vitin 2023, ishte gjithashtu në qendër të kritikave të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës së majit të këtij viti.

“Kristian, mos luaj me dy porta, Kristian”, duke iu referuar dyshimeve se kryebashkiaku mund të kishte bërë fushatë për Partinë Social Demokrate të Tom Doshit, dhe jo për Partinë Socialiste.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme