Kronika 30 November 2025, 13:58 Nga VNA

Të shtënat me armë ndaj një banese në Elbasan: Konflikt mes disa personave, kishte nisur disa ditë më parë

Ndaje në Whatsapp

Të shtënat me armë ndaj një banese në Elbasan: Konflikt

Policia e Elbasanit ka nxjerr detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 28 nëntorit në lagjen “Vullnetari”, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri. Sipas hetimeve, konflikti mes personave të përfshirë kishte nisur disa ditë më parë.

Autoritetet bëjnë me dije se disa ditë para incidentit ka pasur një debat për motive të dobëta midis shtetasve E. C. dhe B. B., gjatë të cilit E. C. ka dëmtuar xhamin e automjetit të B.B.-së.

Më 28.11.2025, konflikti është përshkallëzuar, duke përfshirë shtetasit B. B., E. C., Xh. B. dhe Sh. B. Dyshohet se të shtënat me armë zjarri janë drejtuar ndaj banesës së shtetasit F. P., ku jeton E. C.

Policia njofton gjithashtu se E. C. nuk ka kallëzuar ngjarjen, ndërsa shtetasi D. K. dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së tij, e vendosur pranë vendit të konfliktit, duke penguar hetimin.

Për këtë ngjarje, është nisur procedimi penal ndaj shtetasve B. B. (E. Ç.), 48 vjeç; D. K., 47 vjeç; dhe E. C., 24 vjeç. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim shtetasit Xh. B., 40 vjeç, dhe Sh. B., 50 vjeç, të afërm të B. B.-së.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme