Kronika 24 April 2026, 15:55 Nga VNA

Të fortët që na vrasin çdo ditë

Ndaje në Whatsapp

 

Të fortët që na vrasin çdo ditë

Ky është personi që sot rrezikoi seriozisht jetën e banorëve në një nga zonat më të populluara të Tiranës. Pranë ish-Librit Universitar, rreth orës 13:30, ky zotëri me një makinë pompoze me targat AA777MM përplasi një motor, duke lënduar një kamarier që punonte në një nga lokalet aty pranë. Për fat, në atë orë nuk kishte fëmijë që kthehen nga shkolla në trotuar, sepse pas përplasjes makina e tij përfundoi mbi trotuar duke plagosur edhe shitësen e një dyqani që ndodhet aty.

Ky njeri është një vrasës gjakftohtë që endet rrugëve të Tiranës. Si ky ka dhe dhjetëra të tjerë që vrasin nga pak çdo ditë. Diku përplasin, diku shkaktojnë dëme, por gjithmonë ia hedhin pa u lagur. Sepse në kuletën që kanë në dorë ndodhen shumë para, me të cilat mund të blesh makinë luksoze, por edhe policinë apo prokurorinë.

Sepse kaq vlerë ka jeta e shqiptarit sot: një tufë parash që blejnë heshtjen dhe drejtësinë. Ndaj jo më kot njerëz të tillë bredhin të lirë me makina që askush nuk i pyet si i kanë blerë, ndërsa na vrasin nga pak çdo ditë, pa u hyrë gjemb në këmbë.

Të fortët që na vrasin çdo ditë

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme