Kronika 7 December 2025, 15:25 Nga VNA

Taulant Toma arratiset për herë të katërt nga burgu i sigurisë së lartë në Milano

Ndaje në Whatsapp
Taulant Toma arratiset për herë të katërt nga burgu i

Taulant Toma, 41 vjeç, i dënuar për grabitje dhe vjedhje me afat dënimi deri në vitin 2048, është arratisur sërish nga burgu i sigurisë së lartë në Opera, Milano. I njohur për arratisje “spektakolare”, ai ka mundur të largohet për herë të katërt nga një institucion penitenciar.

Sipas të dhënave paraprake, arratisja ka ndodhur gjatë natës mes 6 dhe 7 dhjetorit. Taulant dyshohet se ka prerë hekurat e dritares së qelisë dhe më pas është ulur nga ndërtesa duke përdorur çarçafë të lidhur mes tyre. Ende nuk është e qartë se si ka arritur të kapërcejë murin rrethues të burgut, i cili është rreth 6 metra i lartë, dhe nëse ka pasur apo jo bashkëpunëtorë të jashtëm.

Gennarino De Fazio, sekretar i përgjithshëm i sindikatës së policisë penitenciare UILPA, ka theksuar se situata në burgun e Operas është jashtëzakonisht e vështirë:

“Brenda institucionit ndodhen 1.338 të burgosur për vetëm 918 vende të disponueshme, një mbipopullim prej 153%. I gjithë sistemi menaxhohet nga 533 oficerë, ndërkohë që do të duheshin të paktën 811.”

 

Arratisjet e mëparshme të Taulantit

2009 – arratisje nga burgu i Ternit.
2013 (shkurt) – arratisje nga burgu i sigurisë së lartë në Parma, së bashku me shtetasin Frokaj Vamentin, i cili më vonë u vra gjatë një grabitjeje në vilë. 2013 (shtator) – arrestohet në Belgjikë dhe dërgohet në burgun e Latin, pranë Liezhit.
2013 (dhjetor) – arratiset sërish nga burgu belg.

Aktualisht, policia italiane ka nisur kërkime të gjera për kapjen e tij

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme