Kronika 23 October 2025, 14:03 Nga VNA

Vrasjet trondisin Shqipërinë, Ilir Proda firmos memorandume bashkëpunimi me shoqata bankare

Ndaje në Whatsapp
Vrasjet trondisin Shqipërinë, Ilir Proda firmos memorandume

Në një Shqipëri ku krimet e rrugës dhe vrasjet janë bërë lajmi i përditshëm, Drejtori i Përgjithshën  i Policisë duket se ka gjetur “armikun e vërtetë”: veprimet bankare. Me solemnitet dhe nënshkrime, drejtori Ilir Proda dhe presidenti i Shoqatës së Bankave, Bledar Shella, firmosën një memorandum për sigurinë kibernetike – një fushë ku Shoqata e Bankave, në fakt, nuk ka as kompetenca ligjore, as akses real në sistemet e sigurisë. I vetmi rol i policisë në raport me bankat eshtë të ruajë godinat nga ndonjë vjedhje e mundshme.

Në ceremoni, fjalimet ishin plot termat “mjedis i besueshëm digjital”, “kuadër ligjor” dhe “partneritet institucional”. Ndërsa në realitet, bankat ruajnë paratë, policia s’e ruan dot jetën, dhe siguria kibernetike – për ironi – u bë temë në një vend ku edhe kamerat e sigurisë në rrugë nuk funksionojnë.

Kështu, në vend që të flitet për sigurinë publike dhe parandalimin e krimit, drejtuesit e policisë firmosin protokolle me shoqata që kanë më shumë lidhje me kredinë se me kodet e sigurisë.

Në fund të fundit, ndoshta ky është edhe mesazhi i ditës: kur s’ke siguri në realitet, shpik siguri virtuale.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme