Kronika 30 August 2025, 13:27 Nga VNA

Stuhia tropikale godet disa qytete të Shqipërisë, rrëzohen pemë, lëndime qytetarësh dhe trafik i rënduar

Ndaje në Whatsapp
Stuhia tropikale godet disa qytete të Shqipërisë, rrëzohen

Një stuhi e fortë ka përfshirë disa zona të Shqipërisë këtë të shtunë, duke sjellë reshje të dendura shiu, erëra të fuqishme dhe probleme të shumta në disa qytete.

Në Golem të Kavajës, një pemë e madhe është rrëzuar në rrugë pranë një hoteli për shkak të erës së fortë, duke bllokuar qarkullimin dhe duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin e saj.

Ndërkohë në Tiranë, dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e stuhisë: njëri është goditur në fytyrë nga një objekt i fortë, ndërsa tjetri është dëmtuar nga një xham i thyer.

Situata e motit ka shkaktuar gjithashtu rrëzime pemësh në disa akse të rëndësishme rrugore në kryeqytet, duke krijuar bllokime trafiku, sidomos në zonën e Rrugës së Durrësit dhe pranë ish-stacionit të trenit. Po ashtu, në zonën e Zall Bastarit janë raportuar telashe të mëdha për shkak të rënies së telave elektrikë në rrugë, çka ka përkeqësuar më tej trafikun.

Parashikimet për orët në vijim tregojnë se stuhia do të vijojë me intensitet të lartë, me reshje të dendura dhe rrezik për përmbytje në disa qarqe të ultësirës perëndimore. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes në zonat me rrezikshmëri.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme