Kronika 8 November 2025, 13:21 Nga VNA

Stuhi dhe breshër përfshijnë qarkun e Elbasanit

Ndaje në Whatsapp

Stuhi dhe breshër përfshijnë qarkun e Elbasanit

Ditën e sotme qarku i Elbasanit është përfshirë nga mot i keq, me rënie të ndjeshme temperaturash, reshje të dendura shiu, breshër dhe erë të fortë.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë natës dhe paradites së së shtunës, në disa zona malore, veçanërisht në bashkinë e Gramshit, janë regjistruar stuhi të fuqishme të shoqëruara me rënie të pazakontë breshëri.

Stuhi dhe breshër përfshijnë qarkun e Elbasanit

Fenomene të ngjashme janë shënuar edhe në disa fshatra malorë të bashkive Librazhd dhe Prrenjas, ku reshjet ishin të dendura, por me kohëzgjatje të shkurtër.

Stuhi dhe breshër përfshijnë qarkun e Elbasanit

Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale apo në bujqësi, ndërsa autoritetet lokale po monitorojnë nga afër situatën në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike.

Stuhi dhe breshër përfshijnë qarkun e Elbasanit

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme