Kronika 3 February 2026, 14:25 Nga VNA

Standardet që po i rrëshqasin Gjykatës Kushtetuese…

Ndaje në Whatsapp

Standardet që po i rrëshqasin Gjykatës Kushtetuese…

Nga Esiona Konomi

Standardet që po i rrëshqasin Gjykatës Kushtetuese…

Gjykata jonë Kushtetuese nuk është thjesht e vetmja gjykatë në vend që i duhen më shumë se 40 ditë për t’u shprehur për një masë sigurie, duke rrezikuar hetimin e SPAK-ut, pasi ka rikthyer përkohësisht në detyrë një të pandehur.

Është gjithashtu e vetmja gjykatë që tërhiqet për vendim pa shpallur një datë kur do ta marrë vendimin.

Është po ashtu e vetmja gjykatë që nuk ka zëdhënës dhe asnjë autoritet që komunikon me median.

Dita e sotme është thjesht një më shumë, që për çështje me interes publik (si ajo Balluku) askush nuk konfirmon zyrtarisht:

A janë mbledhur gjyqtarët?

A do të ketë një vendim?

A po trajtohet kjo çështje?

Kur do të trajtohet?

Si mund të jetë kështu, memece, pa zë, institucioni që duhet të garantojë balancën mes pushteteve?

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme