Kronika 6 November 2025, 14:21 Nga VNA

SPAK zgjat hetimet për kryebashkiakun e Kolonjës dhe 5 zyrtarë të tjerë

Ndaje në Whatsapp
SPAK zgjat hetimet për kryebashkiakun e Kolonjës dhe 5 zyrtarë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vendosur të zgjasë me tre muaj hetimet për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, si dhe për pesë zyrtarë të tjerë të Bashkisë.

Ata akuzohen për veprat penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Hetimi ka të bëjë me dy tenderë kryesorë: rrugën Korçë–Ersekë dhe projektin e Ujësjellësit të Kolonjës, ku SPAK ka marrë në shqyrtim të gjithë grupin e pandehur. Afati i ri i hetimeve është shtyrë deri në muajin shkurt.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme