Kronika 30 March 2026, 22:58 Nga VNA

SPAK zbarkon në Green Coast: Kontrollohen vilat luksoze të Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit në kuadër të hetimit për tenderat e AKSHI-t

Ndaje në Whatsapp
SPAK zbarkon në Green Coast: Kontrollohen vilat luksoze të Ergys

 

SPAK ka kryer kontrolle në kompleksin Green Coast në dy vila luksoze në pronësi të Ergys Agasit dhe në një vilë në pronësi të Ermal Beqirit. Kontrollet janë bërë me vendim të Gjykatës së Posaçme, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj një grupi kriminal që, sipas SPAK, drejtohet nga Agasi dhe Beqiri, kompanitë e të cilëve dyshohet se kanë zhvatur miliona euro nga tenderat e AKSHI-t.

Burime bëjnë me dije se nga vilat janë sekuestruar dokumente dhe materiale të tjera që dyshohet se mund t’i shërbejnë hetimit.

Sipas SPAK, Agasi dhe Beqiri urdhëronin rrëmbimin e biznesmenëve të ndryshëm me qëllim që t’i detyronin të tërhiqeshin nga garat për tenderat e AKSHI-t.

Gjatë ditës së sotme janë kryer edhe veprime të tjera hetimore që po mbahen top sekret.

Lidhur me skandalin e AKSHI-t ndodhet në masën e arrestit në shtëpi edhe ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ndërsa disa të dyshuar të tjerë janë nën masa të tjera sigurie.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme