Kronika 27 February 2026, 14:10 Nga VNA

SPAK zbarkon në Autoritetin Portual, sekuestron dosjen 400 milionë euro të Portit të Ri në Porto Romano

Ndaje në Whatsapp

SPAK zbarkon në Autoritetin Portual, sekuestron dosjen 400 milionë

SPAK sekuestron dosjen e tenderit për Portin e Ri Tregtar në Porto Romano. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Prokurorisë së Posaçme, të cilat thanë se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit mbërritën në zyrat e Autoritetit Portual dhe morën të gjithë dokumentacionin. SPAK është duke hetuar për abuzime apo paracaktim të tenderit me vlerë 400 mln euro.

Procedura e tenderit për Portin e Ri Tregtar në Porto Romano u shpall në dhjetor 2024. Pesë operatorë ndërkombëtarë paraqitën ofertat e tyre, por në fazën e parakualifikimit të tenderit u skualifikuan disa nga konsorciumet më të mëdha europiane. Mes tyre Jan De Nul, grupi Vinci, si dhe konsorciumi Van Oord, kjo e fundit kompani hollandeze e njohur për ndërtimin e porteve.

Më 14 mars 2025, Jan De Nul dhe grupi Vinci paraqitën ankesë në Komisionin e Prokurimit Publik, por pas shqyrtimit ankesa u rrëzua dhe u vijua me procedurën e mëtejshme. Aktualisht në garë është vetëm Archirodon. Filiali qipriot duhet që brenda 9 marsit të paraqesë ofertën financiare.

Projekti për Portin e Ri Tregtar në Porto Romano financohet nga buxheti i shtetit dhe kap vlerën e 400 milionë eurove.

Video

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme