Kronika 26 September 2025, 09:03 Nga VNA

SPAK zbardh vrasjen e Klevis Lleshit, 4 urdhër-arreste. Saga e hakmarrjes mes familjeve Hoxha e Lleshi

Ndaje në Whatsapp
SPAK zbardh vrasjen e Klevis Lleshit, 4 urdhër-arreste. Saga e hakmarrjes

SPAK hedh dritë mbi rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit në 2020 dhe firmos 4 urdhër arreste për të dyshuarit, ku vetëm një prej tyre është arrestuar, ndërsa 3 të tjerë u shpallën në kërkim. Aurel Hoxha pronar i lokal Monopol në Myslym Shyri dyshohet se urdhëroi vrasjen e 21-vjeçarit për motive hakmarrje për vrasjen e vëllait. Mbetjet kockore të Klevis Lleshit u gjetën në Kurbin. Hoxha nuk është gjetur gjatë kontrolleve policore të zhvilluara në Mamurras, zonën e Freskut dhe në Kamëz.

Aurel Hoxha është vëllai i Agim Hoxhës, i cili u vra dhe më pas dogj në Britaninë e Madhe nga Arben Lleshi. Pas kësaj ngjarjeje u rrëmbye dhe vra Klevis Lleshi, kushëriri i Arbenit, u ekzekutuan dy xhaxhallarët e tij Xhavit e Hajredin Lleshi ndërsa u vra brenda në burgun e sigurisë së lartë në Peqin edhe vetë Arben Lleshi.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme