Kronika 16 October 2025, 12:26 Nga VNA

SPAK urdhëron kontrolle në banesën e biznesmenit Artan Dulaku dhe Geraldo Kastratit

Ndaje në Whatsapp
SPAK urdhëron kontrolle në banesën e biznesmenit Artan Dulaku dhe

SPAK urdhëron kontrolle në banesën e biznesmenit Artan Dulaku dhe një Geraldo Kastratit, lidhur me privatizimin e portit të Limionit në Sarandë.

Më herët për këtë çështje është pyetur ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Për gati një orë funksionarja e lartë dha qëndrimin e saj në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat.

Midis shumë çështjeve për ushtrinë që po trajtohen nga SPAK, kallëzimi për portin e Limioinit u dorëzua nga gjenerali Artur Meçollari.

Ne cilësinë e ish zv.komandantit të Flotës Detare, Meçollari e akuzon Xhaçkën dhe ish-shefin e shtabit Bardhyl Kollçakun për shpërdorim detyre, mashtrim dhe korrupsion. Sipas Mecollarit, funksionarët anashkaluan flotën detare gjatë procedurave për dhënien me qera të pronës së ushtrisë në Sarandë.

Koncensionin për Portin e Limionit në Sarandë e ka fituar bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Kastrati”dhe “Edil Al” të cilët do të kenë të drejtën e shfrytëzimit të tij për 35 vite. Në 2018-ën qeveria kaloi këtë port me qira me të drejtë 20 vjet tek kompania "Concord Investment" që është në pronësi të vëllezërve Dulaku, një procedurë që u kundërshtua fort nga operatorët e tregut të karburanteve ndaj të cilëve nisi të aplikohej një tarifë për të aksesuar portin ku bëhet furnizimi me karburante i jahteve.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme