Kronika 10 November 2025, 14:15 Nga VNA

SPAK thërret Sali Berishën për dëshmi mbi ngjarjet e 21 janarit

Ndaje në Whatsapp

SPAK thërret Sali Berishën për dëshmi mbi ngjarjet e 21

SPAK thërret Sali Berishën për të dëshmuar për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit. Sipas burimeve, ai duhet të paraqitet të premten, datë 14 nëntor 2025. Ish-kryeministri do të japë shpjegime për gjithçka ndodhi brenda ambienteve të godinës së Kryeministrisë gjatë demonstratës së dhunshme ku u vranë 4 qytetarë.

SPAK po heton për të identifikuar urdhëruesin e vrasjeve të qytetarëve. Strasburgu ndërkohë e ka cilësuar 21 janarin si krim shtetëror.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë gjatë protestës së opozitës së kohës më 21 janar 2011, u vranë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Aleks Nika dhe Hekuran Deda. Për vrasjen e Veizit e Myrtaj janë dënuar me 1 vit burgim ish-shefi i Gardës, Ndrea Prendi, dhe me 3 vite burgim ish-gardisti Agim Llupo.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme